Berisha në Kuvend: Veza nuk ju lan dot, sepse e ka një efekt zbardhës

586
Ish-kryeministri Berisha ka replikuar me deputetin e PS, Piro Lutaj për gjendjen e punëtorëve në uzinën e Ballshit. Replikat erdhen pas një komenti që Lutaj i bëri vizitës së kreut të PD Basha në Ballsh. Berisha iu përgjigj duke thënë se veza është bërë fjala e qytetarëve me ju.
Berisha: Të dashur punëtorë, inxhinierë, teknikë të Ballshit keni 5 muaj pa rroga, që nuk coni dot kafshatën në familjet dhe fëmijët tuaja. Mund të ligjërosh ç’të duash ti, po nuk i takon dot se të gjuajnë me vezë ty. Tani s’kanë as vezë të shkretit, prandaj fole kot ne emër të tyre , nuk të pranojnë ata ty nuk pranoheni më ju. Veza është bërë fjala e qytetarëve me ju, dhe sado të hedhin vezë mbi ju nuk laheni dot sepse në fund të fundit e ka një efekt zbardhës. Pra veza, ngado që shkoni ju ndjekin vezët. Për të shpëtuar nga vezët iku dje nga Kryeministria. Se erdhi atje dhe u betua. A e dëgjove sesi u betua sesi u hap qielli më 4 nëntor kur po fliste don Simoni në një kohë kur ai po zhgrryhej në Tiranë dhe donte të dilte me cdo kush dëshmitari i rremë i një vendi që skishte qënë kurrë. Po, përgjigjen ia dhanë biznesmenët e Shkodrës.
Lutaj: Kam dy fjalë për vizitën e kryetarit të opozitës në Lumin Gjanica në Bllash dhe jo në Ballsh. Nëpërmjet zërit të tij të çjerë dhe të latërzhyer (shprehje mallakastriote) me pislleqet gjithë farë llojsh që kanë uzurpuar shtratin e lumit Gjanica madje janë ngjitur deri në oborrin e bashkisë Ballsh, ai doli përpara punonjësve të uzinës duke i bërë moral, madje duke akuzuar kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, ministrin dhe mua personalisht se paskeshim mbushur xhepat me paratë që duhet ti merrnin punëtorët. Po i kujtoj këtij mëkatari i cili kudo ku ka punuar ka lënë nga një hata nga prapa duke filluar që nga kontributet anti UCK në Kosova teksa shërbente andej nuk e di se ku dhe deri në abuzimet me fondet publike të rrugës Durrës-Kukës kur ishte Ministër Transporti, apo shitja e detit kur ishte ministër i jashtëm, e për më keq akoma tek vrasja e qytetarëve të pafajshëm kur ishte qytetar i pafajshëm.
Sigal