Berisha në Kuvend: Bosnja mori nga Shqipëria e Kroacia barut e gjyle kundër serbëve

457
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Parlamenti se, gjatë luftës në Bosnje, Bosnja ka marrë nga Shqipëria barut dhe gjyle kundër serbëve. Deklarata e Berishës është bërë në një replikë me deputetin socialist i cili tha se Berisha gjatë luftës kishte thyer embargo.

”Bosnja mori nga Shqipëria e Kroacia barut e gjyle kundër serbëve”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë sot në Kuvend, atë që e quajti “tregti territoresh” me Kosovën dhe akuzoi Edi Ramën dhe “argatët e Beogradit”, që edhe emrin e Merkelit e shqiptojnë sllavisht, “Merkell…”, se bëjnë gjithçka për karriget e tyre. Ish -Kryeministri theksoi me forcë: “E mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por… PA COPETIM të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës sjell bllokim automatik të integrimit.”

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se, mbështet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por pa copitim territoresh. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe se Merkel ka refuzuar takimin me të.

“Mbështesin marrëveshjen Kosovë-Serbi pa copëtim territoresh. Gjatë vizitës së presidenti Bush në Shqipëri më drejtohet duke më thënë se cili është mendimi juaj për Kosovën dhe unë thashë se ne duam që të jetë e Pavarur. Më tha kur mendon ti se duhet të shpallet pavarësi? I them se meqë ju e keni ndarë mendjen dhe ne do ju jemi mirënjohës, i thashë merrni kohën tuaj sepse nuk duhet të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE. Ky proces duhet të ecë me mirëkuptim dhe jo siç bën zotëria me argatët e Beogradit se tani Merkel po ikën. Kur ishte atje iu serviles me siperlativa, por Merkel refuzoi pritjen. Nuk e priti dhe refuzoi pritjen.

Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Po bëhet sherri i Ballkanit sepse është i lidhur me vjedhjet dhe krimet. Dënoj me ashpërsinë më të madhe… Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet si dy shtetet të pavarura dhe jo mbi bazën e argatëve që s’kanë atdhe. Ata janë armiqtë të shqiptarëve dhe paqes në rajon”, tha Berisha.