Berisha në FB: Ja e vërteta e vdekjes së 17-vjeçarit në aksin Elbasan-Librazhd

467
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook deklaron se qytetari dixhital denoncon fshehjen publike të aksidentit dhe manipulimin e provave nga “çunat e krimit” të vdekjes së 17-vjeçarit të shtypur me makinë nga Sokol Skuraj. 
 Shkrimi i plotë i Sali Berishës 
 Qytetari dixhital denoncon fshehjen publike të aksidentit dhe manipulimin e provave nga “çunat e krimit” të vdekjes së 17-vjeçarit të shtypur me makinë nga Sokol Skuraj, hajdutit që vidhte ilaçet e të sëmurëve! “Përshëndetje Doktor, kam një informacion që Orët e para të së shtunës, ka ndodhur një aksident në aksin Elbasan – Librazhd me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari. Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është Sokol Skura, ish n.drejtor i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm shëndetësore. Ndërkohë që mesa kontrollova, nuk ka asnjë komunikatë nga Policia e Shtetit në lidhje me këtë aksident neë dt 11, 12 apo 13 shtator. (Infon e ka marrë dikush nga prokuroria). Ngjarja ka ndodhur pas takimeve që janë bërë në Librazhd (me duket ka qenë edhe T. Balla) me drejtorët e shkollave (një ditë para pushimit dhe transferimit masiv të mësuesve) dhe me strukturat. Më pas, kanë vajtur të pinë në një klub ku kanë ndenjur deri në 3 të mëngjesit. Aksidenti është bërë pasi kanë dalë nga klubi. Sipas infos, Skuraj do ja hedhë edhe këtë herë pasi ekspertiza e ka nxjerrë: “këmbësori i ka prerë rrugën. Nuk mund të përcaktohet shpejtësia, pasi sistemi ABS nuk ka regjistruar rekorde”.?!?!”
Sigal