Berisha në çadrën e protestës: Ju tregoj kush është ISIS që po shkatërron Durrësin

72
Nga çadra e protestës përpara kryeministrisë, ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Durrësit se me urdhër të kryeministrit Rama po shkatërron qytetin bregdetar. Berisha tha se Durrësi po shkatërrohet njësoj si Palmira, duke krahasuar Ramën me ISIS.

“Unë ju them këtu se Gjushi është një mafioz që nxin në 24 karat. Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do guxonte të priste qoftë edhe një degë peme pa urdhrin e këtij kryebanditi që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit”,- tha ai.

Duke vijuar akuzat, Berisha tha se Vangjush Dako është vetëm një vegël që përdoret nga Rama. “Ju e dini mirë që Gjyshi është një vegël, e dini mirë se si e kapi banda dhe e nxori për veshi në dritare. ka vetëm një detyrë, ti çojë qesen me para çdo të dielë Ramës”,- shtoi ai.