Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën dje në Parlamentin Europian mes përfaqësuesve të opozitës dhe deputetit socialist Taulant Balla.

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që një vend të përfaqësohet në Parlamentin Evropian nga një person me 5 mbiemra, duke iu referuar Taulant Ballës, i cili drejton delegacionin shqiptar në PE.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Kalbesira kundermon ne Parlamentin Europian!

Nje akt tjeter fatal kunder integrimit ne Bashkimin Europian.

Te dashur miq, ajo qe ndodhi dje ne Parlamentin Europian eshte e pashembullt ne historine e atij parlamenti sepse kurre ndonjehere nje vend nuk i ka lejuar vetes te perfaqesohet nga nje njeri me pese mbiemra siç eshte rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.

Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumenta se vetem me famozin Bego, Taulant Yaris ka bere 24 rruge jashte shteti, ka tronditur thelle Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqiperise qe kerkon te integrohet duke perdorur pasaportat diplomatike te politikaneve ne sherbim te trafikanteve dhe ngarkesave te tyre te droges!

Ngjarja e djeshme ne Parlamentin Europian eshte nje apel, kushtrim per mbare shqiptaret te permbysim sa me pare kete klike kriminale ne pushtet per te çelur rrugen e mbyllur prej saj te integrimit europian. sb