Berisha-Majkos: “Qesh, qesh se iku Blushi, tani PS-në do ta lënë ty, duro”!

202

Si deputeti Artan Gaci, ashtu edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ironizuan me prezencën e ish-kryeminsitrit Berisha në sallën e Parlamentit, por ky i fundit zgjodhi të replikojë me ministrin, të cilin e quajti kanabist, që s’ja ka haberin nga ekonomia.

Mes akuzave për qeverinë, ish-kryeminsitrit i bëri përshtypje që deputeti Pandeli Majko po qeshte me të dhe e ngacmoi për ikjen e Ben Blushit. Sipas Berishës, Blushi ishte ndër pretendentët për të marrë PS-në, por tani që iku partinë do ja lënë Majkos.

Ahmetaj: Me FMN kemi dakordësi për të gjitha zhvillimet ekonomike të vitit 2016. Për herë të parë njeh ulje borxhi, shkon 71,3% nga 71,8% që ishte një vit më parë.

Berisha flet nga vendi

Ahmetaj-Berishës: Mirmëngjes, mirëserdhe, më kishe munguar!

Berisha replikon nga vendi

Ahmetaj: Është ekspert i Sudes

Berisha kërkon fjalën për replikë

Ahmetaj: Këtu do vazhdoj unë, pastaj hajdeni ju doktor, nuk do bëjmë debate qesharake tani.

Leskaj i jep fjalën, Berisha del në podium: Do të vlerësoj zotin kanabist për përgënjeshtrimin që i bëri kryekanabisitit. Jeni bërë të neveritshëm, në çdo fjalë që nxirrni, nxirrni një mashtrim. Ky që rrahu gjoksin, s’di çfarë është borxhi, po bëhet famoz për injorancën totale me ato që nxjerr nga goja.

Majko qesh

Berisha-Majkos: Nuk buzëqesh për fjalët e mia ti Pandeli, buzëqesh për largimin e Blushit, e nisi për ta marrë PS ai, përfundoi anash. Priti ai tjetri dhe doli anash, kurse ty do të vijë PS-ja, duro!

Braçe flet nga vendi

Berisha- Braçes: Ti shko merru me kanabis, se edhe ti je kanabist. Sa i përket fondit, mos luani me fondin. Largimi i FMN nga Shqipëria do ishte fatal, e morët borxhin 62% e rritet 74%.