Berisha lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me LSI

441
E ka konsideruar gabim koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim për shkak se siç thotë Berisha, është i pa natyrshëm, por shton se Partia Demokratike mund të bëjë sërish koalicion me këtë parti nëse nuk merr votat e nevojshme. Përballë një votuesi të fragmentarizuar qartë, asnjë parti politike nuk mund të krijojë plotësisht e vetme qeverinë. Megjithatë, për Sali Berishën, një koalicion me LSI-në mund të bëhet vetëm pas zgjedhjeve.
“Nuk besoj se PD do të shkojë dhe nuk shkon, jam i sigurt, në zgjedhje në koalicion me këto forca politike, por pas zgjedhjeve PD edhe mund të jetë e detyruar nga rezultati”, tha Berisha kur u pyet nga RTK-ja e Kosovës.

Pyetje:Cila është afërsia politike e juaj me z. Meta? Shihni ndonjë afrim me të?
Berisha: Problemi im është ky. Në spektrin politik Meta është po kaq, ndoshta edhe më majtas se Rama. Natyrisht koalicioni i tij me një parti të qendrës së djathtë është një gjë jo normale. Por, ndodhi, sepse midis asaj që, një koalicion me këtë parti apo vendi pa opozitë dhe një koalicion me socialistët, interesi i vendit ishte që socialistët të kenë një opozitë të fortë dhe të ketë një qeveri funksionale. Nuk besoj se PD do të shkojë dhe nuk shkon, jam i sigurt, në zgjedhje në koalicion me këto forca politike, por pas zgjedhjeve PD edhe mund të jetë e detyruar nga rezultati. Në kohën kur unë kam qenë në drejtim, kam qenë i vendosur, nëse qytetarët nuk më jepnin mua shumicën para se të shkoj në zgjedhje do të kërkoja, në përputhje me kushtetuten, shumicën.
Sigal