Berisha: Komision turpi! Me ndihmën e Don Gramozit, Tahiri i bën prokurorin prokurorëve

513
Ish-kryeminstri Sali Berisha duket se nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga mbledhja e sotshme e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet çështje e Saimir Tahirit, për implikimin e tij të mundshëm me trafikantët e drogës pas përgjimeve të Habilajve.
“Ne Keshillin qe drejton Gramoz Ruçi, banditi Saje qorri, me ndihmen e Don Gramozit i ben prokurorin prokuroreve. Turp Komision! Sb,” shkruan Berisha.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mori fjalën për herë të parë ditën e sotme në Këshillin e Mandateve pas më shumë se 2 orë e gjysmë debatesh. Menjëherë ai filloi t’i kërkojë llogari prokurorëve, se pse nuk kanë filluar hetimin ndaj Habilajve kur ai denoncoi rastin se automjeti i tij mund të përdorej për trafik droge.
Nga ana tjetër prokurorët pjesëmarrës në mbledhje, thonë se nuk ka pasur asnjë referim nga policia e shtetit në lidhje me automjetin Audi A8, që më parë ishte në pronësi të Saimir Tahiri, e që ky i fundit, ia shiti kushërinjve të tij.
Sigal