Berisha ‘kërcënon’ Serbinë për Kosovën, ja deklarata e tij

495
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur temën e diskutimit të tij nga procesi i votimit elektronik për zgjedhjet e 18 qershorit dhe akuzat e qeverisë se përse nuk e mbështet këtë propozim të PD-së, tek ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë.
Berisha qëndroi tek provokimet e Beogradit zyrtar ndaj Prishtinës, ndërsa deklaroi haptazi duke ‘kërcënuar’ se shqiptarët do t’i përgjigjen me të gjitha mjetet këtij agresioni.
“Ne dhe njëherë ndaj këtij reaksioni ndaj shqiptarëve do reagojmë. Ne respektojmë procesin e paqes, kufijtë. Por nëse vini me agresion, do ju përgjigjemi me të gjitha mjetet tona. Blushi tha se po pati ndryshime në kufij do të bashkohet Shqipëria me Kosovë, por jo, do bashkohemi anë e mbanë shqiptarë kudo që janë. Shqiptarët duhet të bëjnë çdo gjë që të bashkohet çdo gjë, çdo territor. Shqiptarët nuk do jenë të humbur. Por nuk është kjo. Shqiptarët duhet të qëndrojnë tek ligjet ndërkombëtare, partnerët e tyre. Kosova u çlirua, me ndihmën e partnerëve. Ne nuk kemi pse bëhemi Kombi suzar, por Komb luajal. Kërkoj nga parlamenti që të shqyrtoj çdo hap të politikës së jashtme të këtij vendi”, tha Berisha.
Sigal