Berisha: Ja kush e rrëzoi bustin, bisedat që bëja me Azemin dhe si i ndalëm njerëzit të mos sulmonin bllokun…

48
Ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur për ngjarjet e shkurtit 1991, në kuadër të 27 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, tha se Partia Demokratike ka mbështetur grevën e urisë së studentëve. Berisha ka pohuar se vajza e tij ishte pjesë e grevës së urisë.
Berisha ka pohuar se ka vizituar disa herë grevistët e urisë te studentët, ju rrëfenim se çfarë kishim biseduar me Ramiz Alinë, apo çështje të tjera.
“Ramiz Alia thonte që referendumi për heqjen e emrit të bëhej nga të gjithë ata që kishin përfunduar Universitetin, por ne e kishim kundërshtuar duke i kërkuar që në referendum të merrnin pjesë vetëm studentët dhe trupa pedagogjike”, tha Berisha, duke pohuar se nëse nuk do të bëhej greva e urisë së studentëve, nuk do të rrëzohej busti i Enver Hoxhës.
Berisha kujtoi se në 11 shkurt është peticioni i Kavajës që kërkohej heqja e emrit, në datën 12 shkurt është peticioni i Kombinatit të Autokraktorëve, më pas është deklarata e Artistëve që i thoshte Ramiz Alisë të hiqej emri i Enver Hoxhës.
“Kur diskutoja me Azem Hajdarin më tha: bëjmë një miting në shesh dhe i kthej unë njerëzit që të përmbysin shtatoren. Jo i thashë, sepse po ta bëjmë kështu, del partia tjetër dhe e vendosin prapë dhe shkon çështje inati”, kujtoi Berisha.
Në vijim, ish-Kryeministri tha se slogani që ishte përgatitur për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxha ishte “Te sheshi, te sheshi”.
“Kjo ishte një parrullë e induktuar nga PD, ne nuk e dinim si do të shkonte mitingu, por atje u mblodhën mbi 100 mijë. Dihet se kush e ka rrëzuar bustin, dihet se kush solli makinën, kush e lidhi kalon. Organizimin e ka bërë PD, shkaku më kryesor ishte greva e urisë, bustin e rrëzuan ata qindra mijëra qytetarëve që morrin pjesë”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri e cilësoi operacionin më të përsosur të ndërmarrë nga Partia Demokratike, Ramiz Alia nuk e vuri kurrë në dyshim se kush e kishte organizuar, ndërsa rrëzimin e bënë qytetarët shqiptarë.
“Nëse ne do të dilnim hapur dhe do thonim se do rrëzojmë bustin, atëherë do të kishte një përplasje civile”, tha Berisha.
Në vijim ai shtoi se “në datën 20 shkurt janë bërë 3 mbledhje shumë të rëndësishme: Pleniumi i Komitetit Qendror. Në atë mbledhje Marash Hajati tregon se vinin pusulla dhe Ramiz Alia thonte të mbrohej me armë dhe në fund vjen Nexhmedini, Sekretari i ramiz Alisë që thotë: busti u rrëzua, ndërsa Ramiz Alia ia kthen “tani është rradha jonë”.
U bë mbledhja e dytë e Presidiumit të Kuvendit Popullor që kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por u kundërshtua fort nga një zonjë që quhej Eleni Selenica.
Për çfarë i duhej Ramiz Alisë gjendja e jashtëzakonshme? Sepse ai u trondit sepse nuk u thye asnjë xham. Ramiz Alia nuk ishte ai që kujtojnë sot njerëzit, ishte një diktator pa kult, ishte i frikësuar totalisht nga skenari Cauçeshku. Hekurani Isai ka thënë: që Ramiz Alia më dha urdhër të qëlloja por unë nuk qëllova, ndërsa më vonë tha se nuk më është dhënë urdhër”.
I pyetur nëse është penduar që u penguan njerëzit mbi urën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha tha se nuk është penduar, ndërsa vlerësoi qëndrimin e mbajtur nga Neritan Ceka.
“Neritan Ceka është njeriu që shpëtoi një Tienmen të dytë në Tiranë. Bllokun e kishin boshatisur nga bllokmenët dhe atje do ndodhte një kasapanë”, tha Berisha.