Berisha: Ja faktet pse Rama zgjodhi drogën

511
Sigal

Dje, në seancën plenare të Parlamentit, ish-kryeministri Berisha, përdori rrjetin social, për të mbajtur një fjalim, kur kjo seancë u deklarua e mbyllur dhe atje ishte e pranishme vetëm opozita. Ish-lideri i demokratëve nuk i kurseu sulmet për kryeministrin, ndërsa renditi disa nga ‘faktet’ që sipas tij tregojnë se Rama ka mbështetur drogën. Berisha: “Ata lëshuan parlamentin. Kjo sallë, siç e tha edhe Vasili, është një zyrë e qeverisë, një zyrë e Noriegës. Edi Rama dhe ajo që e rrethon kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Midis Evropës, që është jetike, për ju qytetarë, për të gjithë ne, dhe drogës që mbush kostot bankare e dhjetëra qindra milionë euro, Rama ka zgjedhur drogën. Ka zgjedhur drogën, pasi në 2016-ën e universalizuan. E bënë, që droga të mbillet në çdo skaj të Shqipërisë. Nga 24 kg kokainë të regjistruara në 8 vite para tyre, vetëm një vit pasi erdhën në pushtet, në fabrikën e Xibrakës, i vëllai i Noriegës kishte rolin kryesor. Në Xirbakë u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan. Ata bënë që Shqipëria të quhet sot qendër operacionale e krimit rajonal. Rama midis Evropës dhe drogës, zgjodhi drogën. Pasi, kur policia e 5 vendeve ndaluan Bardhok Frangën, ai urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm. Ai zgjidhi drogën, pasi mori informacione për 613 kg në portin e Durrësit. Bëri gjithçka, që ta plaçkiste, ndërroi edhe drejtorin e portit. Deklaroi se e kapën banditin, në një kohë, kur agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftimin. Ai e mbajti dhe e mban të mbrojtur, pasi ka regjistrimet e orgjive dhe trafiqet e Ballkanit”, – tha Berisha.