Berisha ironizon Haki Çakon: Sa autobuza nga rrethet solle në mitingun e Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka pyetur me ironi drejtorin e Policisë, Haki Çako për takimin elektoral të PS-së ditën e djeshme.

Më 18 maj Policia e Shtetit publikoi një raport ku saktësonte se sa mjete nga jashtë Tiranës kishin ardhur për në protestë.

Për këtë arsye Berisha e pyet nëse i ka numëruar autobusët e PS-së që sollën pjesmarrës në mitingun e Ramës.

“Nje pyetje per te “depolitizuarin” Çako! Sa autobuza, mikrobuza, automjete te tjera sollen dje nga rrethet pjesmarresit ne mitingun e Rames. Apo i ke sekret ato te PS??”, shkruan Berisha.