Berisha i përmendi “shkarravinat”, kryeministri e ironizon: Ishe “boy of cows”, por luftoje me pantallonat “kaubojs”

590
Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vëmendje pikturat e kryeministrit Rama të ekspozuara jashtë vendit, por teksa i ka cilësuar “shkarravina”, tha se në to kritikët kanë “gjetur një diagnozë e rëndë”.
“Të quash UT fundin e bishtit të kavallit është gjuha e një ordineri. Është e paimagjinueshme, ky jo ka rrjedhur, po ka luajtur dhe është çmendur fare. Si mund t’i thuash artistëve mos kërkoni nga qeveria. Po na thuaj për ato shkarravinat e tua që çove atje jashtë vendit. Kritikët më të mëdhenj të artit gjetën drogën në shkarravinat e tij. U gjet diagnozë e rëndë për Ramën nga shkarravinat e tij. Ky bën betejën e dështakut”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Por fill pas kësaj, vendin në foltoren e Kuvendit e ka zënë kryeministri Rama, i cili ka përdorur ironi therëse ndaj Berishës.
“Edhe pse ishe “boy of cows”, se vetë e ke thënë që rrije me dele e dhi, kur ishe në kohën e komunizmit luftoje me pantallonat “kaubojs”, dhe flokët e gjata. Berishë e ule nivelin e bisedës që nisa me Spahon. Por kur mendoj se çfarë do ishte PD pa Saliun, them që mirë që është. Sali universitetit publik gjëmën më të madhe ia bëri kjo politikë, dhe problematikat i sollët ju”, tha kryeministri Rama.
Sigal