Berisha i nxori videon, Rama e sqaron: Unë s’di të flas greqisht. Ti i përdor gjuhet e huaja si ndërtim pa leje

504
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas videos që Berisha i tregoi deputetëve në sallë dhe publikut, ku kreu i Qeverisë dëgjohej duke folur në gjuhën grekë. Por kreu i qeverisë tha se nuk di të flasë greqisht, dhe sipas tij, ajo që paraqiti Berisha ishte fjala e tij përshëndetëse në kongresin e Pasokut.

Sakaq, kryeministri Rama nuk ngurroi të thumbonte Berishën, duke u shprehur se ai i përdor gjuhët si ndërtim pa leje.

Duke u ndalur tek fjala e ish-kryeministrit, Rama tha se Berisha me fjalën e tij tregoi se i qëndron akoma marrëveshjes me Greqinë për detin.

“Kjo është fjala përshëndetëse që unë kam bërë në kongresin e Pasokut në pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë. Që të shkosh atje dhe ti thuash tjetrit se unë kam folur në një gjuhë tjetër dhe të tregosh kaq hapur sesa i dyfishtë je në gjithë ato që mendon dhje thua, këtë mbaje vetë. Rëndësi ka qe ato gjuhë që i di nuk i kam si ndërtime pa leje si ti, që kur në flet në çdo gjuhë që bën sikur e di, duket sikur ndërton një ndërtim pa leje. Unë nuk di greqisht. Dhe këtu që marrëveshjen e detit e paskam rrezuar unë në Kushtetuese, e cila e rrëzoi 9 me zero, gjë që nuk ka ndodhur kurrë. Kjo është një akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë, që me atë vendim ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar, dhe nuk ka marrë para dhe nuk ka bërë korrupsion. Ky është një autodeklarim i yti që atë marrëveshje e ke dashur, dhe e ke bërë me ministrin e Jashtëm të kohës që sot e ke komanduar në krye të PD. Kjo do të thotë se ti i qëndron akoma asaj marrëveshje”, tha kryeministri Rama.
Sigal