Berisha i kthehet Ramës: U përpoqe të ofendosh Dash Shehin se pi raki, por ti…

600
Ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer ‘flakë për flakë’ pasardhësit të tij Edi Rama, pak pasi ky i fundit imitoi kreun e LZHK-së Dashamir Shehin.
Kaq mjaftoi që Berisha të kërkoi fjalën ndërsa theksoi se më mirë fakti se Shehi pi ndonjë gotë raki, sesa Rama lëndë narkotike.
“S’më duhen më shumë se dy minuta, pasi u përpoqe që të ofendosh Dash Shehun se pi ndonjë gotë. Por më mirë një gotë sesa dozat e kokainës. Fole por s’u the shqiptarëve se cilën vrimë miu gjete në datën 27 janar? Është kollaj që të kërkoj mbrojtjen tuaj! Lidhur me marrëveshjen, ne si shqiptarë kemi problemet tona por një gjë është e sigurt se nuk na akuzon dot njeri për intelektin. Ska shqiptar që e beson se për hirin tonë ka shkelmuar interesat e veta për ne. Gjej një vrimë tjetër për tu futur tani”, tha Berisha.
Sigal