Berisha i kthehet Ramës: Pse s’e miratova taksën për Rrugën e Kombit

602
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër pasardhësin e tij, ku ‘mollë sherri’ është bërë taksa për Rrugën e Kombit.
Ish-lideri i PD-së iu përgjigj akuzave të Ramës e Berisha e kishte nisur procesin e këtij vendimi. Kaq mjaftoi që Berisha ta mohoi kategorikisht këtë version, ndërsa tha se kjo gjë nuk u vendos pasi dëmtonte ekonominë. Po ashtu ai tregoi se pse qeveria e tij nuk pranoi të miratonte këtë taksë, që e quajti një aferë kombëtare.
“Por mjerimi, varfëria ekstreme, duhet detyrimisht që të çrrënjoset. Ne e gjetëm varfërinë ekstreme 3.4 përqind dhe me një seri masash e ulëm me 1.2 përqind. Mirëmbajta e rrugëve tu jepet kompanive private, që kanë mundësi disa herë më të madhe sesa drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Pse se vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë mora një orientim se ku rrihte mesatarja e ekonomisë. Kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Janë të pafytyrë ata si puna jote që flasin nga vendi, ata të cilët nuk do të ndryshojnë kurrë. Se po të ishte dhënë do ishte bërë. S’do heq dorë nga vendimet e mua, asgjë s’më pengonte. Por u pa që nuk duhej bërë. Duhej kaluar në variantin tjetër. Elida e ngatërrova Brisin një ditë me ty, se ajo e kapi drogën. Ti e anulove atë. Kjo është një aferie e kombit, dhe e Kosovës jo vetëm për Shqipërinë”, tha Berisha.
Sigal