Berisha i kërkon sqarime Ruçit: Rama po ja mbath, thirre të vijë në Kuvend

550
Takimi dhe konferenca e përbashkët me Johanes Hahn ka bërë që kryeministri Edi Rama të mos jetë për momentin prezent në seancën plenare të Kuvendit. Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sqarime kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci se pse nuk është Rama prezent në Kuvend. Ai tha se kryeministri po braktis çdo arenë dhe po ia mbath.
Berisha: A mund tu thuash shqiptarëve se pse Noriega po braktis çdo arenë. Bëhet takimi i FBI ai ja mbath, bëhet diskutimi këtu për drogën ai ja mbath. Pse nuk është ai këtu…
Ruci: Duhet t’i depozitosh këto pyetje..
Berisha: Thirre të vijë këtu…
Ruci: Patjetër, ta thërrasim sipas procedurës.
Sigal