Berisha i drejtohet mazhorancës në Kuvend: Ju, fitimtarët-humbës më të mëdhenj në histori

686
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën sot në Kuvend duke i deklaruar mazhorancës se sipas Kushtetutës morale të shqiptarëve, “ju jeni fitimtarët-humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi.”

“Në ligjet dhe kushtetutën e vendit, – tha Berisha, – kemi të bëjmë me një ecuri të ligjshme, ligjore, të përcaktuar nga ligjet e vendit, mirëpo
konstatohet menjëherë se ka frikë në sytë e tyre, se ka pasiguri të madhe.
Edi Rama mbajti një fjalim dhe duhet ta pranoj, të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë, por e mbajti të diktuar nga një panik i madh.

Pse? Nga vjen ky panik?
Sepse ai e di mirë dhe çdo deputet e di, se përveç Kushtetutës në ligje, ekziston Kushtetuta morale e vendit, e burrave dhe grave,e të rinjve dhe të rejave, e fëmijëve, që buron direkt nga shpirti i tyre. Në atë Kushtetutë, ju jeni fitimtarë-humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi. Ju vini këtu si një pseudomazhorancë e vërtetë. 
Për një kryeministër që kërkon të shtrijë pushtetin e tij jashtë ligjeve, është kriminel. Zotërisë i duhet krimi për t’i thënë kryetarit të opozitës, për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve. Në këto kushte, a mund të jetë 

Janë tre kompani të mëdha: lanë TAP-in, Devollin dhe kompaninë Omnix?
A e dini se kush i shkaktoi 37 fraktura, menaxherit të kompanisë Omnix?!një që ndërtohet këtu, i bëjnë 37 fraktura dhe dihet se kush ia bëri.

A e dini pse nuk ka investime?
Po ua thonë rëndom ambasadat! A doni shembuj? Para 2 muajsh, një nga gjigandët e botës erdhi q ëtë investonte në Shqipëri. Ambasada i tha “nuk është një ambient miqësor!”

Si mund të jetë i sigurtë? Ata kanë sigurinë të parën. Ato që shkruan DASH, ju ftoj t’i lexoni.” 
Sigal