Berisha i dërgon një mesazh të fortë Policisë së Shtetit për gjobën ndaj shoferit

537
Sigal

Ditën e protestës së PD-së në 5 mars u denoncua një rast i pazakontë kur drejtuesi i degës së PD-së së Gramshit u gjobit nga policia e shtetit sikur të ishte taksi. Ai po udhëtonte drejt Tiranës me një makinë private, ndërsa policia nuk nguroi ta gjobiste si taksist i palicencuar. Një penalizim i pazakontë nga policia për kreun e PD-së së Gramshit Kodhel Çala. Marrja në makinën personale të miqve të tij, përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike në Gramsh dhe udhëtimi drejt Tiranës, më 5 mars, i ka kushtuar një gjobë të majme dhe daljen në komision. Ai është ndalur nga policia në aksin rrugor Elbasan-Cërrik dhe i është vendosur gjobë nga polici rrugor me arsyetimin se punonte si taksist ilegalisht. Lidhur me rastin ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në një postim në rrjet, se gangsterët me uniformë që sillen më keq se pushtuesit! “Miq, narkopolicët e Edvinit gjobisin sikur të ishte taksist kryetarin e PD të Gramshit, i cili kishte në veturë bashkëpunëtorët e tij me te cilët po vinte për protestë në Tiranë. Ky është degradimi ekstrem moral dhe profesional i gangsterëve narkopolicë të regjimit të kakistokracisë. Një akt i tillë të shpëlarë dhe i ulët amoral nuk kryhet as në zona të pushtuara. Kjo është fytyra e vërtetë e Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij Lleshaj”, shkruan Berisha.