Berisha i bënë thirrje OKB-së të hetoj krimet serbe në Kosovë

66
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimit në Facebook ka përkujtuar shqiptarët e zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Berishai ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të krijuar me urgjence një komision ndërkombëtar për të hetuar krimet e rënda kundër njerëzimit që pushtuesit barbar serb ka kryer dy vitet e fundit të shekullit që shkoi në Kosovë.

“Dite kujtese kombetare per 1666 shqiptare te zhdukur nga pushtuesit barbar serb!

Te dashur miq, sot mbare kombi shqiptar perulet me dhimbje te thelle, respekt dhe nderim te veçante per 1666 bija dhe bij te tij, qytetare te Kosoves qe u vrane, masaskruan dhe u zhduken nga xhelatet e tyre serb vetem e vetem se ata ishin shqiptare. Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjeve dhe te afermve te shqiptareve te zhdukur, i bej thirrje OKB te krijoje me urgjence nje komision nderkombetar per te hetuar krimet e renda kunder njerezimit qe pushtuesit barbar serb kryen dy vitet e fundit te shekullit qe shkoi ne Kosove duke vrare masakruar dhe zhdukur gjurmet e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve ne Kosove!”, ka shkruar Berisha në Facebook
Sigal