Berisha: Grabitja, vepër e bandës suaj zyrtare, morët mbi 20 mln euro

463
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha po flet në Kuvend për grabitjen e Rinasit. Berisha ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se janë vjedhur në pistën e avionit plot 20 milionë euro. Sipas tij, mazhoranca është ulur sot në sallë me vellon e turpit.

“Ndjej keqardhje për hilen e qeverisë. Mazhoranca ulet sot me vellon e turpit në këtë sallë. Ata ulen këtu si një mazhorancë unike në botë, e dominuar në çdo qelizë nga krimi i organizuar. Banda me revolver pushtoi pistën e avionit për 12 minuta, kreu grabitjen dhe u largua. Nuk janë grabitur 1 milion euro, por 20 milionë. Degradimi i qeverisë është ekstrem. Grabitja, vepër e një bande zyrtare qeveritare”, ka thënë Berisha.