Berisha: Gëzuar festën, më të bukurit e Shqipërisë!

542
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka dërguar një urim, fëmijëve sot në mbarë vendin, për festën e tyre, 1 qershorin!

“Gëzuar festën fëmijë, më të bukurit e Shqipërisë! – shkruan Berisha në Fb. – Sot dita e fëmijëve, e atyre që i japin jetës, familjes dhe shoqërisë, dashurinë, gëzimin, lumturinë, ëndrrën dhe shpresën më të madhe. Ndaj dhe nga zemra le t’u urojmë fëmijëve tanë, shumë shëndet, gëzime, suksese dhe të mirat e pafundme që ata meritojnë. Gëzuar!”
Sigal