Berisha: Fuga, zëri më i pavarur i botës akademike

571
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për kërcënimet ndaj profesor Artan Fugës, duke e cilësuar atë si zërin më të fuqishëm dhe më të pavarur të botës akademike të vendit, që ndan karrierën e tij akademike mes universiteteve të Tiranës dhe Parisit. “Ai, me veprimtarinë, editorialet, publicistikën, në përmbushje të misionit të intelektualit, është një avokat i fuqishëm dhe i pamposhtur e i pavarur i interesit publik!”, tha Berisha. Sipas ish-kryeministrit, “ultimatumi stalinist mafioz kundër tij është ultimatum ndaj mbarë intelektualëve të vërtetë të këtij vendi, të cilët ose duhet të ulin kokën dhe të heshtin ose duhet të qërohen”. “Kësaj radhe, ky ultimatum nuk u dha nëpërmjet Shullazit për garën për një post, por u dha për fjalën e lirë, shprehjen e lirë të mendimit, për lirinë akademike, dhe ata që e porositën këtë janë xhelatë të vërtetë të lirisë së shprehjes së mendimit, janë armiq të egër të intelektualit avokat dhe rolit e misionit të tij”, tha Berisha.
Sigal