Berisha flet për aferën 180 milionë euro: Studiuesi shqiptar fundosi Ramën në Berlin

494
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të pasardhësit të tij Edi Rama, lidhur me vizitën e këtij të fundit në Berlin. Berisha thekson se një studiues shqiptar, që sipas tij ka fundosur kryeministrin, pasi i ka bërë publike dokumente për një aferë korruptive 180 milionë euroshe. “I ftuar si “rastësisht” në takim, një studiues shqiptar pyeti Ramën për aferën e fundit korruptive të djegësave prej 180 milionë euro! Rama, si për të pranuar implikimin direkt të tij në këtë aferë iu drejtua studiuesit shqiptar, duke i thënë se këto i ke marrë nga mediat e kazanit. Ai iu përgjigj preras, duke i treguar dokumentet zyrtare, që faktojnë atë që ai ngriti në takim dhe lexoi para të pranishmëve dokumentet, që fundosën Ramën. Të dashur miq, kazani është mbushur plot me llum-kazanin, ndaj dhe ju ftoj ta hedhim sa më parë! Sb”.
Sigal