Berisha flet hapur/ Batoni dhe ‘Klan Kosova’, janë ‘Tele Beogradi’

579
Sigal

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka qenë i ftuar në televizionin T7 të Kosovës ku ka folur edhe për ndarjen e Kosovës dhe marrëdhëniet me presidentin Thaçi. Berisha e ka kundërshtuar fort idenë e Thaçit për shikimin e kufijve.

Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cili e ka quajtur një “argat të Serbisë në Prishtinë”. Gjatë intervistës, Berisha tha se Thaçi është duke ndjekur axhendën e Serbisë së Madhe me idenë e tij të ndarjes së Kosovës.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo ska rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi. Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.

Por Berisha nuk la jashtë akuzave edhe gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës.

“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai e është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces. Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – tha Berisha.