Berisha: ‘Familja e ministrit Fatmir Xhafaj ka lidhje me 8 ton kanabis që kaloi në doganë’

78
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Facebook se doganieri në Qafë Thanë që lejoi kalimin e kamionit me 8 ton kanabis sativa është nipi i familjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Përmes denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan se i vëllai i tij është gjithashtu doganier dhe kontrollin trafikun e drogës në Kapshticë.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Familja e xhelatit te diktatures hoxhiste, Xhafaj e implikuar ne megatrafikun e droges!
Qytetari dixhital denoncon:
-Doganieri i Qafe Thanes qe lejoi kalimin e kamionit me -8000 kg kanabis eshte fiks nipi i familjes Xhafa
-I vellai i tij eshte doganier qe,
-kontrollon trafikun ne Kapshtice. sb
“Doktor Sali,droga qe u sekuestrua ne Itali ka gisht Fatmir Xhafa se njeri nga doganieret e arrestuar ne doganen e qafthanes nga prokuroria e krimeve te renda eshte nipi te shoqes se Fatmir Xhafes quhet Ervin Kodra kurse nipi tjeter eshte ne doganen e kapshtices dhe quhet Luli Kodra edhe ky shuper trafikant dhe njekohesisht jane niperinjte e deputetit te partise socialiste te Pogradecit Ilir Xhangollit te lutem Doktor Sali publikoje. Doktor Sali respekte te uroj ty dhe i gjithe shqiptareve “


LINK