Berisha emëron kabinetin e ri qeveritar, Tafaj Zv/Kryeministër

490
Sigal

Kryeministri Berisha i propozoi Presidentit të Republikës:

– Emërimin e zotit Myqerem Tafaj në postin e Zëvendëskryeministrit, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe është një nga ministrat më të ndershëm, i cili nuk është përfolur nga askush për asnjë aferë korruptuese.

-Emërimin e zotit Florjon Mima në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

– Emërimin në këtë detyrën e Ministrit të Jashtëm të zotit Aldo Bumçi, i cili largohet nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

-Emërimin e zotit Visar Zhiti në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

– Emërimin e zotit Halim Kosova në detyrën e ministrit Shëndetësisë