Berisha: Ekstremistë të tërbuar grekë përdhosin territorin shqiptar!

561
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër reagimin dhe sjelljen e nacionalistëve grekë ditën e djeshme në Bularat, ku gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas, kanë bërë thirrje antishqiptare. Berisha: Ekstremistë të tërbuar grekë përdhosin territorin shqiptar! Të dashur miq, sot grupe ekstremistësh grekë, racistësh primitivë antishqiptarë përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin, Kaçifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatikë për qëllime raciste dhe antishqiptare. Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombëtarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre. sb