Berisha: Edi Rama u dorëzua para Saimir Tahirit, detyroi deputetët të pengojnë drejtësinë

541
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera ndaj Edi Ramës, qeverisë, Saimir Tahirit dhe deputetëve të PS-së.
Sipas Berishës, këta të fundit me urdhër të Edi Ramës vendosën të pengojnë drejtësinë për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Pjesë nga deklarata e Sali Berishës:
Mediat më serioze ndërkombëtare po denoncojnë narkoshtetin e Edi Ramës, i dyti i këtij lloji pas Noriegës 30 vite më parë.
Opozita bëri shumë për të ndaluar narkoshtetin, por arkitekti Edi Rama arriti që në Shqipëri të mbillen 219 mijë ha kanabis, sipas të dhënave italiane.
Prokuroria e Antimafias faktoi se Ministri i Brendshëm ishte promotor kryesor i trafikut të drogës.
Dosja nuk citoi Edi Ramën, por Edi Ramën e denoncoi Edi Rama.
Për shkak të dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Saimir Tahirit dhe i detyroi deputetët e PS-së të pengojnë drejtësinë.
Sigal