Berisha: Droga që zbulohet vidhet nga policia, janë fshehur 10 mijë ton kanabis në tunele

53
sh-kryeministri Sali Berisha ka thënë se droga që zbulohet në vend vidhet nga policia. Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha thotë se janë rreth 10 mijë ton kanabis të fshehura në tunelet e ushtrisë dhe kjo sipas tij përbën superskandal botëror. Ndër të tjera Berisha thotë se droga e sekuestruar në një magazinë në Përmet kap vlerën prej 60 milion euro.
Statusi i Berishës në Facebook: 
Superdkandal!!
Ne Narkorepubliken e Norieges (Kanabistan) droga qe zbulohet vidhet nga Narkopolicia!

Te dashur miq, droga tejkalon vleren e floririt, po ju rikujtoj ketu se 12 ton kanabisi qe u gjeten ne magazinen shteterore te nje fshati ne Permet, kushton 60 milion euro.

Duke patur parasysh faktin se droga, ne varesi nga lloji, tejkalon gram per gram floririn, Shqiperia dhe çdo vend tjeter ka ligje te rrepta per asgjesimin e saj, detyrimisht ne prani te prokurorit dhe me proces verbal te firmosur nga prokurori dhe kamera.

Prokurori i pergjithshem denoncoi policine dhe informoi opinionin se Narkopolicia e Narkorepublikes se Norieges ne asnje rast nuk ka njoftuar prokurorine, çka do te thote se, ne te gjitha rastet drogen e gjetur nga denoncimet e qytetareve ne prokurori, Narkopolicia e ka vjedhur dhe nuk e ka shkaterruar.

Te mos harrojme se Narkopolicia e Kanabistanit ka raportuar se ajo ka korrur 2,5 milion bime apo se paku 10 mije ton kanabis, nga e cila rezulton se asnje rrenje nuk eshte shkaterruar por eshte depozituar ne tunelet e ushtrise dhe depot e rezervave shteterore te Narkorepublikes.

Fshehja e mbi dhjete mije ton kanabis nga Narkopolicia e Narkorepublikes se Norieges perben superskandal boteror.

Eshte domethenese se pikerisht diten qe prokurori i pergjithshem denoncoi publikisht kete superskandal, Noriega i Shqiperise, per te zhurmuar sado pak kete denoncim, i kerkon prokurorit te verifikoje pastertine e narkodeputeteve te tij.

Duke pershendetur guximin e denoncimit te ketij superskandali, i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te nise me urgjence hetimin dhe te vendose me rreptesine me te madhe para ligjit autoret e ketij krimi monstruoz me vlere ndofta edhe mbi 15 miliarde euro, rrezik madhor per sigurine e vendit dhe te rajonit. sb