Berisha: Drejtori i Ujësjellësit në Ersekë i dënuar me 12 vjet për vrasje

455
Ish-kryeministri Berisha, i cili poston pothuajse çdo ditë mesazhet e qytetarëve, edhe sot postuar një të tillë. Ai shkruan se një qytetar nga Erseka ka denoncuar lidhjet e qeverisë me krimet, duke treguar se drejtori i Ujësjellësit në Ersekë, është një person që dikur është dënuar me 12 vjet burg për vrasje e mbetur në tentativë. 
Mesazhi i qytetarit, i postuar nga Berisha
“Prsh Doktor! Dua të denoncoj një person me super rekorde kriminale që është drejtor i ujësjellësit Ersekë. Quhet Orest Malushi i dënuar me 12 vjet për vrasje, mbetur tentativë,i deportuar nga USA për këtë krim,kreu 8 vjet burg dhe tani rilindi duke u bërë drejtor. Gjithashtu anëtar këshilli i qarkut dhe kryetar i grupit të punës për emërimet në PS-në Ersekë. Turp më të madh nuk ka ku të shkojë. Babai i tij, Gezim Malushi ishte eksponenti kryesor i djegies së godinës së PD-se Korçë në vitin 1997 pastaj u be drejtor i këshillit për 8 vjet. Për shkak të hasmërive të të birit u shpërngul në Erseke ku dhe i biri kriminel i hyri politikës. Duke ditur që ju jini i vetmi zë i së vërtetës dhe duke shpresuar që me denoncimin e fuqishëm që do i bëni ju këtij njeriu do pritet hyrja në parlament me 2017 se në PS po mos kesh bërë vrasje nuk të bëjnë deputet. Ju lutem denoncoheni këtë rast Doktor Berisha. Erseka nuk e meriton të përfaqësohet nga një kriminel”.
Sigal