Berisha: Do rrëzojmë regjimin e Ramës me çdo mjet

437
Sigal

Ish-kryeministri Berisha mbrëmë në një intervistë televizive u shpreh se opozita do ta rrëzojë regjimin e Ramës me çdo mjet. Ish-kryeministri Berisha: Opozita ka vendosur një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë, kakistos-më i keqi. Në qoftë se ka një regjim që keqësoi me standardet e veta dhe bëmat dhe gjëmat e këtij vendi pas Enver Hoxhës është regjimi i Edi Ramës. Dëshmia më e mirë është filmi që po qarkullon për mafian shqiptare. Në mënyrë absolute në vlerësimin tim me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka, aq sa ka me Moduron në Venezuelë. Ne nuk jemi për të marrë pushtet me dhunë, por për të çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prova e parë dështoi, marrëveshja e 18 majit, tani radhën e ka përmbysja e tij, që është mosbindja civile. Ka 52 metoda nga manuali i mosbindjes civile. E rrethon dhe nuk e lë të hyjë në zyrë. Mosbindja civile është shumë e gjëra, çdo gjë është e mundshme.  Opozita, ose do të përmbysë këtë regjim. Do ta heqim me të gjitha mjetet”, deklaroi Berisha.