Berisha dhe Rama akuzojnë njëri-tjetrin për gjakun e 4 viktimave

430
Sigal

Dje u përkujtua 2-vjetori i vrasjes së 4 qytetarëve të 21 janarit 2011. PD dhe PS, në të njëjtën skalion të akuzave

Në Tiranë përkujtua dje 2-vjetori i ngjarjeve tragjike të 21 janarit. Në heshtje, me lule dhe kurora nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” manifestimi homazh i organizuar nga opozita, në nderim të katër viktimave që humbën jetën në protestat e 21 janarit 2011.  Familjarët e katër viktimave të 21 janarit të ndjekur nga dhjetëra mbështetës dhe qytetarë nga mbarë vendi nisën marshimin në heshtje nga selia rozë, pikërisht vendit ku nisi edhe protesta e 2 viteve më parë, në drejtin të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kortezhi, i cili udhëhiqej nga persona që mbanin në duar fotografitë e katër viktimave iu drejtua bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Marshimi i heshtur i opozitës zgjati rreth 1 orë, ndërsa më pas turma u drejtua drejt kinema “Millenium” për të vijuar me simpoziumin homazh të organizuar nga PS-ja në nderim të të vrarëve. Mirëpo, këtu filloi edhe amullia. Shumë veta nuk dinin se ku do të organizohej simpoziumi, teksa jepeshin adresa të ndryshme të  sallës, ku do të shfaqej dokumentari. Gjithashtu,  në mjediset përpara kinema “Millenium” u krijua konfuzion, pasi Policia Bashkiake nuk lejonte makinat e lëvizshme të studiove transmetuese të TV-ve që të futeshin në rrugën “Pedonale” , pasi mjetet nuk u lejuan  të kalonin  në rrugën “Murat Toptani”. PS-ja, sipas kreut të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, nuk kishte marrë leje për të lejuar mjetet të kalonin në këto rrugë. Kjo tregon se organizatorët e këtij aktiviteti, me qëllim nuk kishin marrë të gjitha masat e duhura dhe që parashikon ligji, me qëllim që të krijohen debate artificiale, të lindnin konflikte pa brendi,  të paraqiteshin si provokime, për të akuzuar kundërshtarin. Edhe pse 21 janari i 2013-s ishte ditë homazhi e përkujtimi i të 4 të vrarëve dhe, pikërisht,këtë ditë duhet të mungonin deklaratat polemike partiake, udhëheqësit e PS-së dhe PD-së qëndruan në skalionet e tyre të akuzë-kundërakuzë ndaj njëri- tjetrit, për të përfituar sa të jetë e mundur ndonjë Kështu, gjatë fjalës së tij në simpoziumin homazh të organizuar nga PS-ja në nderim të viktimave të 21 janarit, kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi se, “vetëm largimi i pushtetit që vrau mund ta afrojë ditën e vendosjes së drejtësisë.” Sipas Ramës, vrasjet në Bulevard janë pasuar nga rivrasjet në proces gjyqësor.  “Shqipëria që duam do rilindë përmes sensit të drejtësisë. Në 21 janar 2014 do i shpallim dëshmorë katër të rënët”,- deklaroi Rama. kapital politik, në investim të zgjedhjeve të 2013-s.

Kryeministri Sali Berisha ka përmendur çështjen e 21 janarit në mbledhjen e  grupit parlamentar të PD-së. Duke garantuar se e vërteta e vrasjeve do të dalë, Berisha akuzoi Ramën si përgjegjës të ngjarjeve të 21 janarit. Sipas Berishës, Rama nuk mund të vijë kurrë në pushtet duke kryer veprime të ngjashme me 21 janarin, apo të mbledhë kortezhe mortore me qellim mbledhjen e votave.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës ka kërkuar progres më të shpejtë në zbardhjen e së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit 2011-të. “Kanë kaluar dy vjet pas ngjarjeve të dhimbshme në Tiranë ku katër protestues u vranë dhe një numër policësh e protestuesish të tjerë u plagosën. Mbetem tejet i shqetësuar prej faktit që disa nga personat përgjegjës për këto akte të dhunshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk kanë dhënë ende llogari para drejtësisë”, shkruan Komisioneri i KiE.

Zëdhënësi i komisionarit Stefan Fyle, Peter Stanno flet për ngjarjet e 21 Janarit. Stanno ka apeluar se është e nevojshme që këto ngjarje të kenë një proces gjykimi të pavarur. “Komisioni përkujton incidentet e dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë në janar 2011, që çuan në vdekjen e 4 demonstruesve. Komisioni vlerëson të gjithë pjesëmarrësit në Shqipëri që kontribuuan në shënimin e përvjetorit të këtij incidenti të pafat në mënyrë paqësore dhe të përgjegjshme. Komisioni ripërsërit nevojën për një procedurë gjyqësore të besueshme, transparente dhe të pavarur, për të hedhur dritë në ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011 dhe për të vënë drejtësi”, ka thënë ai.

Spahiu akuzoi Berishën si autor të 4 vrasjeve dhe kërkoi që kryeministri të merret i pandehur dhe të dënohet me burg.
“Për herë të parë në historinë e 100 viteve shtet një kryeministër vret dhe godet me armë mbi popullin e tij. As diktatori i fundit komunist Ramiz Alia nuk guxoi të shtinte mbi popullin në Tiranë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ kur protestuam dhe e rrëzuam nga pushteti 23 vite më parë. Shtetasi Berisha kurrë nuk shtiu me armë për të mbrojtur atdheun, por gjithmonë ai ka qëlluar për të mbrojtur karrigen e tij, duke vrarë të pafajshëm.