Berisha: Detin me Greqinë, me urdhër të Ramës, e ndau një spiun

627
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish ushtarakun Artur Meçollari, të përfshirë në grupin negociator me palën greke, si bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja. Ai publikoi edhe mesazhin e atij që e cilësoi si “oficeri madhor dixhital”. Sipas Berishës, ky oficer denoncon praktikën e ndjekur për marrëveshjen e detit dhe largimin nga Forcat e Armatosura të kryenegociatorit teknik të marrëveshjes së detit, Artur Muçollarit, si bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja. Mesazhi i referohet fotos së delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë në Korçë, ku shfaqet edhe Meçollari. “Kjo foto ‘demaskon’ qasjen se në Korçë (dhe jo vetëm) ‘janë zhvilluar VETËM negociata politike/diplomatike???!”. Kështu, përfshirja e ushtarakut (pa integritet) në takimin e Korçës (dhe jo vetëm) konfirmon se janë zhvilluar negociata teknike!!! Parë kështu, kërkesa për ‘plotfuqishmëri’ është ‘për të noterizuar negociatat e zhvilluara në mungese të legjetimitetit…!!!!!!”. Nē dijeninë zyrtare, z. Meçollari ështē larguar (dhe nuk e ka kundërshtuar!!!) nga FA me një praktikë institucionale që konfirmonte përfshirjen e Tij në shërbim të shërbimeve të huaja të inteligjencës! Praktika është e administruar në Shërbimin Informativ Ushtarak, e realizuar me vendim të Prokurorit të Përgjithshëm. Në përmbledhje, gjykoj se ky rast ka peshë kritike për t’u konsideruar!!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Sigal