Berisha denoncon ministrin e Ramës: Mori 100 mijë euro, bëri drejtor një vrasës

494
Në vazhdën e denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur në rrjetin e tij social një tjetër denoncim për ministrat e qeverisë Rama. Këtë herë bëhet fjalë për një aferë korruptive, e cila sipas një qytetari anonim është kryer nga ministri Damian Gjiknuri. Qytetari që është nëpunës në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se Gjiknuri mori 100 mijë euro për të emëruar drejtorin e Aviacionit Civil, ndërkohë që thotë se konkurset e Edi Ramës janë fiktive. Në denoncimin e publikuar nga Berisha, një nëpunës i kësaj ministrie pretendon se postin e drejtorit të Aviacionit Civil e ka marrë Krislen Keri, djali i pronarit të firmës së karburantit, ku një vit më parë humbën jetën tragjikisht një nënë dhe dy fëmijët e saj. Kujtojmë se fjala është për aksidentin e frikshëm të ndodhur në rrugën Plepa-Kavajë, ku si pasojë e mungesës së sinjalistikës (e cila favorizonte karburantin sipas hetimeve të prokurorisë) 24 vjeçarja me incialet S.N me tre fëmijët e saj u përplas me barrierat anësore, duke sjellë një bilanc tragjik, vdekjen e dy prej fëmijëve të saj të mitur. E reja po shkonte për vizitë tek i shoqi, i burgosur në burgun e Rrogozhinës. “Gjiknuri merr 100 mijë euro ryshfet dhe emëron vrasësin drejtor në Aviacionin Civil! Lexoni mesazhin tronditës të nëpunësit dixhital! I bëj thirrje prokurorisë të hetojë me përparësi akuzat e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

“Përshëndetje! Në Ministrinë e Infrastrukturës u zhvillua konkursi për drejtorin e Aviacionit Civil! Ky konkurs i stisur përfundoi duke nxjerrë fitues, vrasësin e një nëne edhe dy fëmijëve të vegjël te karburanti i babait të tij në Golem! Gjiknuri legjitimon edhe njëherë një vrasës, i cili ka gënjyer në CV-n e tij, duke mos plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara, edhe duke e lënë aviacionin civil në duart e mafias! Bashkëngjitur keni listën e fituesve edhe kërkesat e kërkuara gjasme nga Ministria, këto pikë u kontestuan nga të gjithë anëtarët e garës, por asnjë në ministri nuk ka ndërhyrë pasi Z.Gjiknuri ka marrë mbi 100 mijë euro për pozicionin në fjalë!

Ju lutem anonim, për arsye profesionale, ju faleminderit! Siç edhe mund të shikoni, anëtarët e garës janë të gjithë njerëz të respektuar, me historik në aviacion! Ju lutem, ngrijeni si çështje, këto janë konkurset e Edi Ramës! Kërkoni për këtë Krislen Kerin në Google, rezultatet flasin vetë!”, thuhet në mesazhin e qytetarit digjital.
Sigal