Berisha denoncon: Klani i Met Kananit, sponsor kryesor i Partisë Socialiste

546
Ish-kryeministri Berisha denoncoi dje, se klani i Met Kananit ka financuar Partinë Socialiste, duke përmendur, madje edhe emrat e Ruçit, Spiropalit. Met Kanani është arrestuar në Turqi për trafikim ndërkombëtar të drogës. Ish-kryeministri Berisha denoncon: “Organigrama e re e klanit të Met Kananit! Plotësohet me emrat e kupolës politike, kumbarë dhe ndrikulla të pushtetit klani i Met Kananit, sponsor kryesor i Partisë Socialiste! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Sb 

“Përshëndetje doktor. Jam oficer i antidrogës, desha të të informoj, se grupi famoz i Met Kananit ka qenë i lidhur si mishi me thonjtë me PS-në, drejtues dhe deputetë të saj dhe konsiderohet, sponsori më kryesor i saj. Këtu qarkullojnë fjalë se ai ka pasur kartabiankë në dogana dhe ka kilometra të tëra bisedash telefonike, por edhe foto me Ruçin, kryetarin e bashkisë, Subashin, Ndrikull Spiropali dhe vetë Noriegën, por dosjen po e qethin, sipas interesit të tyre.” 
Zbulohet dënimi i baronit shqiptar të drogës Met Kanani në SHBA 
Baroni shqiptar i drogës në Turqi, Met Kanani rezulton të jetë dënuar disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Met Kanani ishte dënuar me 5.3 vite burg në SHBA në vitin 2001. Ai u shpall fajtor nga Gjykata amerikane për futjen në territorin e SHBA-së së një sasie metamfetamine (MDMA) apo ekstazie.
Sigal