Berisha denoncon: Dy ditë më parë ndodhi plagosje në Elbasan, ishte nisur për ekzekutim

594
Sigal

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha thotë se Policia e Elbasanit ka fshehur një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet.

Sipas Berishës, në qendër të Elbasanit, dy ditë më parë ka dështuar atentati ndaj një personi, i cili ka mbetur i plagosur. Sipas denoncimit te Berisha, ngjarja ka lidhje me atentatet që kanë ndodhur gjatë 2019-ës në aksin Elbasan-Peqin.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkopolicia e Elbasanit fsheh kriminelet, atentatoret!

Ata kane mbrojtjen e narkopolicise dhe Taulant Bego/Yaris/Gjura.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Ka ndodhur në Elbasan pardje plagosje për fat po ishte nisur për ekzekutim në mes të vendit në Elbasan mes kamrave dhe të gjith bizneseve afër dhe policia e Elbasanit nuk e zbardh ngjarjen që dihen shumë mirë kush janë autorët se kjo plagosje lidhet me vrasjet që kanë ndodhur rreth ktij viti në aksin Peqin-Elbasan dhe janë 5 të vdekur dhe 2 të plagosur nga ky grup kriminal, të lutem ngrije zërin që shteti të zbulojë autorët dhe postoje anonim të lutem.

Autorët kanë direkt mbrojtjen e drejtorit të Elbasanit dhe deputetit Taulant Balla. Kanë marrë frikë njerzit të dalin nga shtëpia. Të lutem ngrije zërin për këtë ceshtje dhe anonim të lutem se na ekzekutojnë dhe ne pastaj.

Narkopolicia e Elbasanit fsheh kriminelet, atentatoret!Ata kane mbrojtjen e narkopolicise dhe Taulant…

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 20. Januar 2020