Berisha: Demokratët krenarë për kontributin historik!

521
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas arritjes së konsensusit mes palëve për reformën në drejtësi. Berisha ka deklaruar se kjo reformë është më themelorja në 21 vitet e fundit. Ndërsa ka shtuar që demorkatët kanë të drejtë të jenë krenarë për kontributin historik. Më tej, ish-kryeministri ka shtuar se është pranuar plotësisht formula e propozuar nga PD. “Reforma në drejtësi është më themelorja në 21 vitet e fundit. Demokratët kanë të drejtë të jenë krenarë për kontributin historik. PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillim, për moskapjen e sistemit. Formula e rënë dakord ishte absolutisht formula e diskutuar dhe që mund të pranohej për 5 minuta. Mos i ktheftë mendja Edi Ramës ky draft është final”, ka deklaruar Berisha.
Sigal