Berisha bojkoton mbledhjen e PD me ambasadorët

430
Sigal

Paraditen e sotme po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku vihet re mungesa e ish-liderit të kësaj force politike, Sali Berisha. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD të pranishëm jane edhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mësohet se gjatë kësaj mbledhje, në fokus do të jetë reforma në drejtësi që tashmë po shqyrtohet nen për nen nga komisionet parlamentare. Një ditë më parë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe ambasadori I SHBA, Donald Lu morën pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.