Berisha: Bandat e partisë kontrollojnë policinë e Shkodrës

773
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të ndodhur në Shkodër rreth 5 ditë më parë, kur një shtetas ka qëlluar me armë në ambientet e një lokali dhe ngjarja sipas denoncuesit është fshehur për shkak të lidhjes me një deputet. Sipas denoncimit tek Berisha, autori është me precedentë penalë. “Më së fundi ja një rezultat spektakolar i operacionit “forca e le…”! Qytetari digjital denoncon: Kontrollin total të policisë së Shkodrës nga bandat e partisë të lidhura direkt me Noriegën”, shprehet Berisha.

Mesazhi
“Unë që po të shkruaj jam një oficer i policisë kriminale në Drejtorinë vendore të qarkut Shkodër. Para 5 ditësh jemi njoftuar me radio nga salla operative se në lokalin ‘Evasion’ në qendër të qytetit Shkodër është qëlluar një person me armë zjarri pistoletë. Menjëherë kemi shkuar me disa kolegë në vendngjarje, duke mbledhur informacion. Pasi arrita të identifikoj autorin e kësaj ngjarjeje, kontaktoj me drejtuesit e policisë dhe çuditërisht më vjen urdhri nga ato që mos të vazhdoj të merrem me këtë ngjarje. Dua të theksoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të darkës ku kishte dhe pamje filmike, pasi lokali është i monitoruar çdo cep me kamera. Ky shtetas ka qëlluar në ambient të mbyllur të lokalit, duke i rrezikuar jetën shumë personave që ishin brenda në lokal. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi Safet Bajri, i cili ka qenë duke pirë në këtë lokal dhe i është afruar një tavoline tjetër, ku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Erdis Ishmi disa herë. Autori i kësaj ngjarjeje Safet Bajri është person me precedent kriminal dhe problematik, ka ndihmuar Luan Harushën për vota, ku ky i fundit ka marrë drejtuesit e policisë, duke i urdhëruar që mos të merren me këtë ngjarje. Jemi shumë të indinjuar se kjo ngjarje ishte komplet e zbuluar, pasi kishim dëshmitarë në lokal dhe pamjet filmike dhe nuk kemi mundur të vazhdojmë me procedurën hetimore. Për shkak se ky shtetas ka punuar për fushatë dhe partia i ka detyrime që ta lërë të lirë të qëllojë njerëz me armë si dhe të vendosë gjoba biznesmenëve në Shkodër. Drejtuesit e policisë rrinë urtë duke marrë edhe ryshfet për të mbyllur gojën nga krimet që bën fisi i Bajrave. Kjo ngjarje ka krijuar shumë urrejtje për policinë, pasi nuk është në gjendje të japë një autor ngjarjeje, kur e di gjithë Shkodra kush e ka bërë”.
Sigal