Berisha: Babëzia e Ramës dhe Koçove të tij marrin Hotel Dajtin

44
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon me çdo kusht të marrë Hotel Dajtin, në mënyrë që të pastrojë paratë e pista. Berisha shkruan se ky hotel ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore por babëzia e Ramës dhe miqve të tij shkon përtej kësaj.
“Edi Rama dhe Koçot e tij kane vendosur te marrin Hotel Dajtin, natyrisht jo për te ruajtur por për te lare aty paratë e tyre te zeza. Une kam ndjekur jo pa interes debatin dhe lotët e krokodilit te derdhura keto dite për Hotel Dajtin nga babezore te pangopur, injorante dhe servile. Isha shume i sigurt se këtij kori mjeranesh ndonjëherë edhe me arkitekte nuk ju fliste mendja por xhepi i ngrohur nga njerëzit e Edi Rames, qe i kane vene syrin për te gllabëruar truallin dhe ndërtesën e këtij Hoteli. Theksoj qe ne fillim se shitja e hotelit një institucioni qendror dhe themelor te shtetit, Bankës se Shqiperise, ka patur nje dhe vetem nje qellim, ruajtjen e vlerave arkitekturore te tij, parandalimin e shembjes dhe zhdukjes se godines te ketij Hoteli nga babezor qe mund ta blinin ate. Ata qe mendojnë se kjo u be per nevoja financiare te qeverise deshmojne me se paku injorancën e tyre per buxhetin, borxhin dhe difiçitin publik dhe dëgjojnë argumentet e Edi Rames qe nuk njeh asnjërin prej tyre. Këtyre zotërinjve ju them se fillimisht ndërtesa ju dha ministrisë se Jashtme por kjo ministri me vone preferoi te qëndronte ne godinën ku ishte me pretendimin se ndërtesa nuk ishte e përshtatshme! 
Argumentet e tjera te mafies qeveritare qe po zhdukin Hotel Dajtin duke ja marre Bankës se Shqipërisë, ishin qesharake, te denja vetëm për injorante dhe servile si ata. Kështu, pretendimi dhe vajtimi i tyre se hoteli nuk do ishte me hotel është mjeran. Ne metropolet me te mëdha te botes gjenden jo një por disa hotele te famshme qe janë kthyer ne ndërtesa qeveritare administrative. Madje ka prej tyre qe janë kthyer edhe gjere ne apartamente banimi por nuk janë shembur. Pretendimi tjetër se rinovimi nuk respekton projektin është po kaq idiot sa i pari. Projekti i rinovimit te Hotelit është bere nga njeri prej arkitekteve me te mire te kësaj fushe dhe njohësit me te mire te trashëgimisë kulturore te Italisë. Ata qe kane vërejtje për projektin duhet te ftojnë autorin e tij dhe jo te gjuajnë mbas shpinës nga kolltukët e Rames apo ndrikullës Kumbaro. Ky është një veprim mafioz antiligjor i Edi Rames, ndrikullës Kumbaro dhe babezorve qe qendrojne mbrapa tyre. I bej thirrje bordit te Bankës se Shtetit te mos lejoje kthetrat e mafies qeveritare te neperkembe pavarësinë e këtij institucioni kushtetues themelor te shtetit dhe te grabise ne kundershtim me çdo ligj pronat e këtij e Bankës se Shqipërisë”, shkruan Berisha.