Berisha: Armata kolumbiane menderosi Ramën

570
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se reagimi i autoriteteve kolumbiane lidhur me aksionin e bllokimit të 613 kg kokainë e nxori Ramën gënjeshtar dhe të menderosur. “Në njoftimin e saj zyrtar, Marina Kolumbiane njofton se: “Rreth 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane. Rikujtojmë këtu se Rama deklaroi ditën e mërkurë mbasdite se ky operacion ishte vetëm i policisë shqiptare pa asnjë njoftim nga partnerë apo agjenci ndërkombëtare”, deklaroi Berisha. Sipas tij, “Rama detyroi Xhafën, i cili në mëngjesin e ditës së mërkurë kishte paraqitur zbulimin e 614 kg kokainë në Durrës si një operacion të përbashkët të policisë me partnerët ndërkombëtarë, të përgënjeshtrojë këtë deklaratë, pra veten e tij”. “Xhafa, i detyruar nga Rama, të mërkurën në darkë deklaroi se zbulimi i kokainës në Durrës ishte vepër vetëm e policisë shqiptare”, deklaroi Berisha.
Sigal