Berisha: Arben Frroku arratiset në Kubë, pas përmbushjes së misionit për blerje votash

63
Ish kryeministri Saliu Berisha ka reaguar me anë të një potimi në rrjetin e tij social Facebook lidhur me dënimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykjata e Lartë e Krimeve të Rënda për Arben Frrokun. Berishës është shprehur se Frroku është arratisur në Kubë, pas kryerjes së misionit të Ramës me kriminelë e vrasës. 
“Arben Frroku, pas përmbushjes se misionit, arratiset për ne Kube! Apeli sot e dënoi me burg përjetë! Edi Rama me gjykatësit e Partisë i dha pafajësinë vrasësit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukës. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi atë për ne Kube. 
Ne arrati e sipër Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacisë, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajësinë, Frroku vazhdoi i qete rrugën për ne ishullin e Karaibeve. Gjykata e Apelit i njoftoi ne mungese dënimin përjetë për vrasjen e Komisarit Lame. Kjo ishte një loje e Edi Rames me kriminele, vrasës si Arben Frroku duke ekzekutuar për se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame”, shkruan Berisha.