Berisha akuzon mazhorancën: Bllokuat Kuvendin për “shkarravinat” e kryeministrit Edi Rama

458
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar maxhorancën se bllokoi Kuvendin të enjten e kaluar për “shkarravinat” e kryeministrit Edi Rama, i cili zhvilloi një ekspozitë në Berlin.

Berisha tha se Ramës nuk iu dha asnjë takim në Berlin, ndërsa sipas tij mori një mesazh që nuk do e tregojë kurrë. Berisha tha se është krim i shëmtuar dhe poshtërim i institucionit.

I keni gati ato media apo akoma. E enjtja e kaluar për të gjithë deputetët ishte ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit e vrapo në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të shkarravinave. Në të vërtetë, sugarët e tij Fuga dhe sugari bis Caka, hapën lajmet se lideri i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe gjithë kryesorë e Gjermanisë. Shkoi dhe u kthye me bisht në shalë. Nuk iu dha asnjë takim. Iu ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, të cilin ai kurrë s’do tua thotë ju. E kam fare të sigurt sepse tani nuk është zor të monitorosh atë.

Tani gjerësisht në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti në rumorin e njeriut të sëmurë psikik dhe e përcolli në rumorin e njeriut patologjik. Por zotëri të mbyllësh parlamentin dhe të shkosh sa për shkarravina e të kthehesh në Tiranë me shkarravinat e tua ky është një krim i shëmtuar që i bën parlamentit, një poshtërim i tij. Mirë ju që jeni ushtarë të tij, mirë ju që ju ka hedhur trutë e veshgjatit po shqiptarët që e urrejnë deri në palcë atë. Urrejtja po rritet njësoj si temperatura në ethet e malaries. Asgjë s’e shpëton Edvinin tuaj”, tha Berisha.

Ai kërkoi sqarime për mbylljen e parlamentit.

Ndaj dhe mundësisht na jep pak sqarime me ç’motiv i vutë drynin parlamentit të enjten. Punon njeriu gjithë javën për t’u përgatitur para zgjedhësve, qytetarëve, ndërkohë që e gjen drynin sepse i sëmuri do të shkonte nëpërmjet shkarravinave të krijonte”, deklaroi Berisha.