Berisha, akuza të tjera për deputetin Ndreu

589
Vijojnë sërish denoncimet e ardhura në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha për deputetin socialist, Pjerin Ndreu. Berisha ka bërë publik dosjen me të cilën, sipas tij, kryeministri Edi Rama është duke mbajtur peng deputetin Ndreu. Sipas ish-kryeministrit Berisha, deputeti Ndreu dhe vëllai i tij janë ata që vendosin se kush do të drejtojë kapitanerinë në Portin e Durrësit. “Të dhëna tronditëse për Paulin Ndreun, vëllain e deputetit kanabisit, ish polic-banditit Pjerin Ndreu! Këto të dhëna tregojnë se si e keqpërdor Rama, Pjerinin në parlament duke e marrë peng me dosjen e Paulinit”, shprehet Berisha. Ish-kryeministri ka publikuar edhe një mesazh, ku ndër të tjera, thuhet: “Fakte dhe prova mbi mashtrimin dhe zbulimin e të vërtetës të emërimit, shkeljeve dhe vjedhjeve që ka bërë dhe po bën Paulin Ndreun, konfidenti i ndrikull Albana Koçiut, vëllai i deputetit të PS, Pjerin Ndreu”. Nga ana e tij, Ndreu i ka hedhur poshtë disa herë akuzat e Berishës.
Sigal