Berisha: ‘Aeroporti Habilaj’, çfarë është mbi 20 mln euro, shkon në xhepin e Edi Ramës

628
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta sot ndaj Edi Ramës dhe projektit për të ndërtuar një aeroport me 100 milionë euro në Vlorë. Sipas Berishës, aeroporti po ndërtohet me një vlerë prej 5-fish më shumë se aeroporti i Kukësit.
Sipas tij, shpenzimet në mbi 20 milionë euro shkojnë në xhepin e Edi Ramës.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
E konstatuan të gjithë shqiptarët të lidhur me krimin, që mjerisht për këtë popull quhet qeveri, në një akt të pashembullt në historinë e parlamentit, përjashtoi kryetarin e Grupit parlamentar për të krijuar një situatë në të cilën të kalojë arbitrarisht, ligjin e hajnisë më të madhe publike, aeroportit Habilaj, se kështu po e quajnë se po bëhet me një çmim absolutisht 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit.
Çdo shqiptar duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë që kanë lidhje vetëm me luksin dhe pasuritë e tyre të krimit.
E bënë këtë të paprecedentë se janë të mbërthyer në një skandal të tmerrshëm. Edi Rama në shkelje të Kushtetutës ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për t’u bërë dëshmitar i penduar i mbrojtur i drejtësisë.
Mjaftoi ky lajm që ai të përzihej me lecka dhe të mbeteshin gjysma e rrobave në qeli duke shkelur Kushtetutën.
Sipas saj, ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, askush tjetër nuk bën dot ndërprerjen e hetimit.
Me këtë akt nuk mendojnë se po ngjallin urrejtje tek shqiptarët.
Përjashtoi kreun e Grupit parlamentar të PD sepse ka bërë aktin më të madh në historinë e këtij vendi, pazarin e kufirit detar me Greqinë në të cilën ministri i Jashtëm grek thotë fituam zgjerim të ujërave territoriale me 12 milje.
Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka absolute 100% të vërtetë.
Sigal