Berisha: 23 deputetë të mazhorancës me të kaluar kriminale

466
Në një prononcim për mediat,  ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha u shpreh se në listat për kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, veçanërisht në atë të Partisë Socialiste, gjenden 23 persona me të kaluar kriminale. Më herët, PS tha në një konferencë për shtyp se akuzat e opozitës se në radhët e saj gjendeshin 19 kriminelë, dolën të pavërteta nga procesi i dekriminalizimit. Berisha shpjegoi personat me të kaluar kriminale ndodhet në listat e kandidatëve për deputetë.
“Deputetë janë edhe ata që nuk kanë hyrë në parlament. Pra edhe ata që kanë kandiduar, por nuk kanë fituar. Hapini ato lista dhe do të gjeni jo 19, por 23 persona me të kaluar kriminale. Duke iu referuar formularëve të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, ku Rama ka shkruar se e ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi, Berisha tha se kjo lidhet me të shkuarën e tij. “Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se e ka ndërruar ai emrin, nuk ia kam ndërruar unë. i kam thirrur në emrin e vërtetë. Të vij këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle për shkak të Kadrovskit, për shkaqe të cilat ai duhet ti sqarojë sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, për Kadrovski e akuzonte për të shoqen, Dilën, të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim emri”, tha Berisha.
Sigal