Berat, Rama: Po reformojmë vendin dhe veten, PS e vetmja parti që mund të bëjë shtet

474
Nga Berati kryetari i PS, Edi Rama ka premtuar reformim të vendit dhe të partisë që ai drejton.
Në një takim me anëtarë të kësaj partie, ku nuk munguan anëtarësimet e reja Rama tha se Partia Socialiste nuk i trembet kostove të reformave, e sipas tij partia që drejton është vetmja që mund të bëjë shtet.
Edi Rama: Mbas 2 vjetësh e gjysmë në qeverisje, ne kemi plot arsye për t`iu drejtuar njerëzve thirrjen që të bëhen pjesë e Paritsë Socialiste, që ta fuqizojnë PS-në, dhe të rrisin kapacitetin reformues dhe transformues të qeverisjes dhe shoqërsië sonë përmes partise socialiste. Kemi plot arsye në çdo sektor.
Lideri socialist shpjegoi se si do të realizohet zgjedhja e strukturave të reja në Partinë Socialiste.
Edi Rama: Një fazë ku do të kombinohen zgjedhjet në të gjithë territorin, të delegatëve të Kongresit, sëbashku me zgjedhjet e drejtuesve të strukturave në 61 njësitë administrative të Shqipërisë.
Rama foli për afrim të PS me qytetarët me qëllim që në 25 vjetorin e themelimit të saj anëtarësimet të jenë dyfishuar.
Blendi Klosi: Kemi të gjitha arsyet që të shkojmë në Kongresin e ri të Partisë Socialiste ballëhapur, krenarë më shumë se kurrë. Për reformat që ka marrë kjo parti dhe natyrisht për lidershipin e saj, kryetarin e partisë, shokun Edi Rama.
Sigal