Berat/ Prefekti Fadil Nasufi, i shqetësuar për gjendjen e mjerueshme të shkollave

460
Sigal

Gazeta Telegraf/


 U desh analiza 9-mujore e
institucionit të prefektit të qarkut në Berat që të  risillte në vëmendje
gjendjen e mjerueshme të disa godinave të shkollave në këtë qark.


Prefekti Fadil Nasufi,
njëkohësisht ish-kryebashkiak i Beratit nga radhët e PS, kritikoi ashpër për
mungesë përgjegjësie institucionet vendore. Ai tha se në shumë shkolla viti
mësimor ka nisur me godina të palyera, të padizinfektuara. Ndërkohë sipas tij specialistët
nuk shkojnë në terren për të parë nga afër situatën.


Nasufi:  Kemi shkolla që nuk
krahasohen me vitin 1945, që kur ka filluar reforma e parë e analfabetizmit në
Shqipëri.

Për pretendimet e ngritura nga institucioni i prefektit,
burime pranë bashkisë së Beratit që drejtohet nga Petrit Sina i LSI thonë se
situata e godinave të shkollave ka qenë edhe më e keqe më parë. Por njësia e re
vendore thotë se bashkia gjatë këtij viti shkollor ka marrë masa me
rikonstruksionin e disa godinave si Shkolla “1 Maji”, kopshti “Çlirim 2” etj.