Beqaj në Shkodër, përuron Njësitë e Lëvizshme të Check-Up në komunën Shkrel

525
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i PS-së për zonën e Malësisë së Madhe, prezantoi për herë të parë njësitë e lëvizshme për kontrollin Mjekësor Bazë falas për grupmoshat 40-65 gjatë një vizite në Dedaj, të komunën Shkrel të Shkodrës. Këto njësi të lëvizshme, sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat që i kanë larg vendbanimet nga qendrat shëndetësore, dhe më pas të gjithë qarkun e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë.
“Ne jemi angazhuar t’ua ofrojmë shërbimin shëndetësor të gjithë njerëzve të kësaj grupmoshe që jetojnë në Shqipëri. Ky është hapi i parë drejt mbulimit shëndetësor universal, por jemi të vetëdijshëm që nëse ua ofrojmë këtë të drejtë çdo qytetari, edhe banorëve të Shkrelit, por distanca e vendbanimit nga qendrat shëndetësore është e tillë që nuk është e afërt, na duhet të ofrojmë edhe njësitë e lëvizshme. Ky është dhe një hap tjetër jo vetëm drejt Aksesit Universal, por edhe drejt Cilësisë Universale, pasi siç mund të shihet, në këtë njësi të lëvizshme këtu, ofrohet çdo gjë që ofrohet në njësinë e check-up edhe në Tiranë, edhe në Shkodër. 
Ne po përpiqemi që edhe banorët këtu, të kenë mundësi ta kontrollojnë shëndetin e tyre të paktën një herë në vit dhe po përpiqemi ta spostojmë vëmendjen tek shërbimi parësor shëndetësor dhe ta spostojmë vëmendjen te shëndeti. Njerëzit që vijnë tashmë këtu nuk janë më pacientë por janë thjesht qytetarë, pasi sigurisht që shkenca dhe statistikat kanë treguar që pas moshës 40 vjeç fillojnë dhe shfaqen sëmundje, sidomos ato kardiovaskulare, të cilat nëse i zbulojmë hershëm, i trajtojmë me shumë më tepër efikasitet, u shpreh Beqaj.
Sigal